Ish-asamblisti Adem Bucolli: Ramiz Lladrovci u tradhtua sot – besnikëria nuk harrohet, tradhtia nuk falet

Ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Adem Bucolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në këtë komunë, duke e quajtur një tradhti vendimin për të mos e rikandiduar Ramiz Lladrovcin për kryetar.

“Ramiz Lladrovci u tradhtua sot, por ata që e bënë këtë gabim duhet ta dinë: besnikëria nuk harrohet, dhe tradhtia nuk falet”, ka deklaruar Bucolli.

Ai shton se mbështetësit e Lladrovcit janë gati më të vendosur se kurrë.

“Gati jemi +4,” shkruan ai, duke lënë të kuptohet se krahu i tij politik është i përgatitur për veprim.

Deklarata e Bucollit vjen pas vendimit të strukturave të PDK-së, që sipas burimeve, kanë përjashtuar mundësinë që Ramiz Lladrovci të jetë kandidat në zgjedhjet e 12 tetorit.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë