I biri i gjeneralit Shaban Shala, Xheladin Shala në mbështetje të Lladrovcit: Tradhtia qiti kokën, por ne vazhdojmë me kryetarin kampion!

Xheladin Shala, djali i gjeneralit të njohur të UÇK-së, Shaban Shala, ka dalë në mbrojtje të Ramiz Lladrovcit, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së për të mos e rikandiduar atë për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një deklaratë të fortë dhe emocionale, Xheladini nga familja e madhe Shala e cilëson Lladrovcin si “themelues dhe ADN të Partisë Demokratike të Kosovës”, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e tij historik në këtë subjekt politik.

“Si atë ditë edhe sot, tradhtia qiti kokën jashtë, por… Ne jemi ata që tash e një jetë jemi të pathyer e të pandarë. Vazhdojmë me Kryetarin Kampion +4”, ka shkruar ai.

Deklarata e tij është një prej shumë reagimeve që po vijnë nga figurat me ndikim në Drenas, të cilët po e kundërshtojnë hapur vendimin për largimin e Lladrovcit nga gara, duke e konsideruar atë si padrejtësi ndaj njeriut që e ka udhëhequr me besnikëri këtë komunë dhe ka qenë ndër figurat kyçe të PDK-së./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë