Biznesmeni dhe ish-ushtari i UÇK-së, Migjen Bucolli: Na vjen keq për vendimin e Kryesisë, por ne vazhdojmë me kryetarin kampion!

Biznesmeni i njohur nga Drenasi dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Migjen Bucolli, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PDK-së për të mos e rikandiduar Ramiz Lladrovcin për kryetar komune, shkruan portali DrenicaOnline.

Bucolli ka dalë publikisht në mbështetje të Lladrovcit, duke theksuar se ai gëzon përkrahjen e plotë dhe të pakusht nga qytetarët që e njohin punën dhe përkushtimin e tij.

“Na vjen keq për atë që ndodhi në kryesi, por ne do të vazhdojmë me kryetarin kampion. Do ta ketë mbështetjen tonë të parezervë” ka deklaruar Bucolli.

Reagimi i tij është pjesë e një vale mbështetjeje që po merr Lladrovci pas vendimit të kryesisë, i cili ka shkaktuar reagime dhe ndarje të mëdha brenda degës së PDK-së në Drenas./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë