Arben Shala kritikon vendimin e Kryesisë së PDK-së: Drenasi nuk i nënshtrohet pushtetit të tretë!

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ka reaguar ashpër pas vendimit të Kryesisë së PDK-së për të mos e rikandiduar Ramiz Lladrovcin për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan portali DrenicaOnline.
Shala, i cili është pjesë e PDK-së që nga dita e parë, ka kritikuar këtë vendim, duke e konsideruar si të padrejtë dhe të ndikuar nga interesa të jashtme të degës lokale.
“Drenasi nuk i nënshtrohet pushtetit të tretë!”, ka deklaruar ai, duke lënë të kuptohet se baza e partisë dhe qytetarët nuk do ta pranojnë një vendim të tillë.
Reagimi i tij përforcon bindjen se brenda strukturave të PDK-së në Drenas ka pakënaqësi të thella dhe ndasi të theksuara pas largimit të Lladrovcit nga gara për një mandat të ri./DrenicaOnline/
.
.
.