Kushtrim Veseli godet Kurtin: “S’ka vota as për Kryeparlamentar as për Qeveri, ky është teatër për viktimizim”

Kushtrim Veseli, kandidat për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në nivel qendror, duke akuzuar Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një postim publik, Veseli ka thënë se as seanca e dytë e thirrur për sonte në ora 22:00 nuk do të sjellë zgjidhje, pasi sipas tij, Kurti nuk i ka votat as për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, e lëre më për të formuar Qeverinë.

“Kjo është vetëm një shfaqje për viktimizim,” ka deklaruar Veseli. Ai ka shtuar se Kuvendi nuk po arrin të konstituohet dhe se, siç tha ai, “shteti po mbahet peng nga Albin Kurti.”

Sipas Veselit, përgjegjës për këtë situatë janë dy palë: Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarët që e kanë votuar atë.

“S’ka konstituim, s’ka Qeveri – ka vetëm turp!” përfundoi ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë