Isak Neziri: Ymer Alushani – Voglushi, simbol i përjetshëm i qëndresës në Grykën e Llapushnikut

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka kujtuar me nderim të thellë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Alushanin – Voglushi, duke e cilësuar atë si simbol të përjetshëm të qëndresës dhe dashurisë për atdheun, transmeton portali DrenicaOnline.
“Në Grykën e Llapushnikut, ku liria mori formë përmes gjakut dhe guximit, qëndron përjetësisht emri i Ymer Alushanit – Voglushi. Ai nuk ra, por u ngrit si simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun”, ka deklaruar Neziri.
Ai shtoi se kujtimi për Ymer Alushanin është shumë më tepër se një përkujtim i një heroizmi individual – është përulje dhe mirënjohje ndaj një shpirti që u bë flamur i lirisë sonë.
“Sot kujtojmë jo vetëm një luftëtar hero të UÇK-së, por një shpirt që u bë flamur i lirisë sonë”, përfundon ai.
Lavdi përjetë!