“Shumë e vërtetë Komandant”, vjen reagimi i Edi Ramës për intervistën e Hashim Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së ish-Presidentit Hashim Thaçi nga Haga, ku po mbahet në paraburgim.
Rama ka shpërndarë një citat të Thaçit nga intervista ku ai u shpreh se “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im ëhstë i lirë përjetësisht”. Krahas kësaj deklarate, Rama ka shkruar “Shumë e vërtetë Komandant”.
“Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, përfundon postimi i Ramës.
.
.
.