Zhduket një i mitur në Arllat, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se një person është raportuar se ka humbur në fshatin Arllat të Gllogocit.
Sipas njoftimit të policisë, një qytetar ka raportuar se nipi i tij, i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
.
.
.
.