Policia me radar tentoi të ndalojë një Audi A7, përplasen disa vetura përfshirë edhe atë të policisë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.

IndeksOnline mëson se përplasja mes disa veturave ka ndodhur derisa policia me radar tentoi të ndalonte për kontrolë një Audi A7, derisa dy makina janë përlasur përfshirë këtu edhe veturën e Policisë.

Mësohet se lëndime trupore kanë pësuar disa persona, derisa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Autoambulanca.

Portali do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

 

.

 

.

 

.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë