Pamje të rralla: Bizoni ecën në rrugët e Prapashticës

Në një ngjarje të pazakontë ka ndodhur në vendin tonë. Një bizon ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rrjeteve sociale.
Kjo kafshë e egër, që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ka bërë shfaqjen e saj të papritur në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.
Derisa nuk ka ende konfirmime zyrtare, sipas komentuesve, kafsha është parë në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.
Ndryshe, bizoni, i njohur si një prej kafshëve më të mëdha të egra në Evropë, ka qenë i zhdukur në shumë pjesë të kontinentit, por në vitet e fundit ka pasur përpjekje për ringjalljen e popullatave të tij në rezervate natyrore.
.
.
.