Isak Neziri reagon ashpër ndaj Qeverisë: “Refuzimi i fondeve për mbrojtjen e Thaçit, akt i qëllimshëm politik”

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos ndarë fonde shtesë për mbrojtjen juridike të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Sipas Nezirit, ky refuzim nuk është thjesht neglizhencë, por një akt i qëllimshëm politik që synon të dëmtojë luftën çlirimtare dhe të deformojë historinë e UÇK-së.
“Në fazën më të rëndësishme të procesit, kur paraqitja e mbrojtjes është vendimtare, Qeveria zgjedh të mbyllë sytë dhe të zhvarisë përkrahjen. Të mohosh fondet e nevojshme për një proces historik si ky, është të ndihmosh në heshtje ata që duan ta shkruajnë ndryshe historinë e UÇK-së,” ka deklaruar Neziri.
Ai ka shtuar se ky veprim nuk përfaqëson neutralitet, por është një përpjekje e qëllimshme që, sipas tij, dëmton drejtpërdrejt shtetësinë e Kosovës dhe vlerat e luftës për liri.
Reagimi i Nezirit vjen në kohën kur në opinionin publik është rritur shqetësimi për mungesën e përkrahjes institucionale për liderët e UÇK-së që po mbrohen në Gjykatën Speciale.
.
.
.