Një i plagosur rëndë në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë, ku një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga një person tjetër.

Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ai është në kërkim të policisë.

Rr. “Nënë Tereza”, Fushë-Kosovë 22.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ai është në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e policisë.

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë