Pronari i kompanisë demanton lajmin për aksident të rëndë në Serbi: Autobusi ishte pa pasagjerë, pësoi dëme të vogla materiale

U raportua mëngjesin e sotëm për një aksident të rëndë të një autobusi kosovar në Serbi.

Madje, u tha se në këtë aksident ka edhe të vdekur.

Por krejt këto i ka demantuar pronari i kompanisë “Zhitia Tours”, Gazmend Zhitia.

Sipas tij autobusi që po udhëtonte nga Kosova ishte pa udhëtarë dhe aksidenti ishte tepër i lehtë dhe pa dëme.

“Nuk është e vërtetë. Ka ndodh një miniaksident nëse mund ta quaj. Është prishur vetëm pjesa e përparme mbrojtëse e autobusit. Në momentin e aksidentit brenda ishin vetëm dy shoferët që po shkonin për t’i marrë pasagjerët”, ka thënë Zhitia.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në fshatin Qeli afër Krushevcit.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë