Policia jep detaje se si ka ndodhur vdekja e Robert Veliut në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Skenderaj, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të papritura gjatë kohës sa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 22 korrik 2025, rreth orës 16:00, në rrugën “17 Shkurti”.

Viktima, Robert Veliu, 40-vjeçar nga fshati Polac i Skenderajt, ka humbur ndjenjat papritur dhe është rrëzuar në dysheme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Policia po heton rrethanat e plota të rastit, ndërsa ngjarja ka tronditur familjen dhe banoret e fshatit Polac.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë