Gani Krasniqi në përkrahje të Lladrovcit: Bashkë, të gatshëm për sfidat e radhës, të pritura e të papritura!

Njëri ndër asamblistët më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Gani Krasniqi, i ka dalë në përkrahje publikisht kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në kohën kur ka zëra ‘pro et contra’ rikandidimit edhe për një mandat.
Krasniqi, i cili është edhe afarist i suksesshëm në Drenas, ka thënë se me të pritura e të papritura do të jetë bashkë me Lladrovcin, transmeton portali DrenicaOnline.
“Bashkë, të gatshëm për sfidat e radhës, të pritura e të papritura! +4 Ramiz Lladrovci”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook duke postuar edhe një foto me Lladrovcin.
Rikujtojmë se në mbështetje të Lladrovcit deri tani kanë dalë shumë asamblist aktual të cilët besojnë se kryetari aktual do të jete edhe për një mandat në krye të komunës së Drenasit e cila është shpallur gjashtë herë kampion për qeverise të mirë në nivel vendi./DrenicaOnline/
.
.
.
.