Brahimaj thirrje ushtarëve të UÇK-së dhe policëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së dhe forcave policore e të sigurisë, të mos kalojnë nëpër Serbi.
Apeli i tij vjen pas arrestimit të Lulzim Halilit gjatë një aksioni të BIA’së serbe në bashkëpunim me policinë serbe.
“Kjo është taktikë e Serbisë. Sa herë që Vuçiqi ka trazira, ndodh një arrestim. Po ia mbajnë zhagin njëri-tjetrit për me qëndru në pushtet. Asnjë ushtarë i UÇK-së të mos kalojë kah Serbia e as forcat policore apo të sigurisë, mos të kalojnë kah Serbia”, u shpreh Brahimaj, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa sa i përket ngërçit politik, deputeti tha se Aleanca është e gatshme të votojë nëse partia fituese ndryshon kandidatin, në të kundërtën nuk ndryshon qëndrim.
.
.
.
.