Kompania e ‘GONI Srl’ me pronar nga Komorani në mesin e top 50 firmave në Itali

Kompanitë apo firmat shqiptare, në diasporë çdo ditë po shënojnë suksese të shumta.
Së fundi, mediat italiane kanë raportuar për një sukses të jashtëzakonshëm të kompanisë “Goni”, me pronar vëllëzërit Thaçi nga Komorani i Drenasit.
Kjo kompani që operon në Gorizia të Italisë, ka fituar çmimin e ndarë nga autoritetet italiane për përformancë të mirë.
Firma “Goni”, është në mesin e 50 firmave që ka fituar këtë çmim për bilanc pozitiv, punë të kryera mirë, korrektësi dhe mbi të gjitha taksa të kryera ndaj shtetit.
Egzon Thaçi, pronar i kompanisë tregon se ky çmin vjen pasi janë audituar kompanitë në katër regjione të Italisë dhe është një vlerësim i madh që një kompani shqiptarë të hyj në mesin e top firmave në shtetin italian.
“Këtu kanë marrë pjesë firma nga te gjitha lemitë si energia, hoteleri, studio avokatesh studio te komercialistave të firmave të ndërtimit dhe shum ëe shumë tjera. Ndërsa janë shperbly 50 firmat më të mira në nivel nazional për performancen e tyre organizimin, bilancin dhe korrektesinë në punën e tyre”, thotë Thaçi.
Çmimet ndahen për të shpërblyer përsosmërinë në botën profesionale, ligjore dhe sipërmarrëse italiane.
Kompania e GONI Srl u nderua në muajin prill me çmimin e parë si ndërmarrja më e mirë e drejtuar nga të rinj nën moshën 40 vjeç, për performancën menaxheriale dhe besueshmërinë financiare sipas vlerësimeve të Cerved, me seli ligjore në rajonin Friuli Venezia Giulia.
Ditë më parë edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala ka vizituar kompaninë “Goni”, në Gorizia, kompani që përfaqëson një model biznesi të suksesshëm si dhe një urë lidhëse mes komuniteteve shqiptare dhe italiane.