Isak Neziri: Uran Ismaili është kryetari që i duhet Prishtinës

Isak Neziri, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe afarist i njohur në Gjermani, ka përshëndetur fuqishëm kandidimin e Uran Ismailit për kryetar të Prishtinës, transmeton DrenicaOnline.

Ai e ka cilësuar këtë kandidim si lajmin më të mirë për qytetarët e kryeqytetit, duke theksuar se përvoja e Uranit si ministër i Shëndetësisë, njohja e tij me sfidat e përditshme të Prishtinës dhe energjia që ai sjell, e bëjnë atë një zgjedhje ideale për të udhëhequr kryeqytetin.

“Sikurse e thotë slogani i tij, është koha për Prishtinën, por është edhe momenti i fundit që të gjithë të përfshihemi pa dallim dhe t’i japim një shans Uranit për kryetar,” ka deklaruar Neziri.

Ai u ka bërë thirrje miqve të tij në Prishtinë që të bashkohen në prezantimin e zgjidhjeve që Uran Ismaili ofron për të ardhmen e qytetit./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë