I thyhet vetura një shtetasi të huaj në Zabel i Epërm, i vidhet pasaporta

Një rast vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Zabel i Epërm të Komunës së Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik 2025, rreth orës 21:15, kur një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe i kanë vjedhur pasaportën.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Deri tani nuk ka të arrestuar./DrenicaOnline/

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë