Biznesmeni i suksesshëm zyrtarizohet në garën për asamble në Prishtinë

Biznesmeni i suksesshëm në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj e ka zyrtarizuar kandidaturën për asamble në Prishtinë.
Kresha do të jetë kandidat i AAK-së për asamble në zgjedhjet e 12 tetorit ndërsa Bekë Berisha kandidat për kryetar komune.
Kreshnik Smajlaj shquhet si afarist i suksesshëm në kryeqytet që nga paslufta duke drejtuar me sukses biznese gastronomie në Prishtinë.
“Do të kandidoj për Asamble në Prishtinë në zgjedhjet e 12 tetorit. Prishtina është jeta ime, vendi ku jam lindur, punoj e jetoj. Këtu kam krijuar familjen, zhvilloj biznesin dhe këtu do të jem sa të kem jetë. Prandaj e ndjej nevojën të jap më shumë për Prishtinën si zë i qytetarëve në Asamble. Bashkë me Bekën kemi në plan shumë punë konkrete. Na duhet përkrahja juaj”, shkruan Smajlaj në njoftim.
.
.
.