Polici nga Drenica, i afërt me punëtorin që vdiq në vendin e punës: Çdo ditë ka bërë 100 km për në punë

Lulzim Geci, zyrtari i Policisë së Kosovës në Skenderaj, e ka kujtuar Daut Bajraktarin si njeri të mirë, të urtë dhe punëtor.

Daut Bajraktari, 50-vjeçar, vdiq sot në vendin e tij të punës në Gjakovë. Ai nuk arriti t’u përballonte plagëve të marra pas rënies nga lartësia e një objekti në të cilin po punonte.

Geci, i cili ishte mik me Bajraktarin, tha se i ndjeri ishte nga fshati Jashanicë, një vendbanim në Komunën e Klinës dhe se ai udhëtonte çdo ditë nga 100 kilometra për në vendin e tij të punës.

“Ne mesin e dy puntorëve qe sot humbën jeten tragjikisht ne venidn e punës në Gjakovë, është edhe miku i axhes tim, Daut Rrustem Bajraktari nga fshati Jashanicë. Daut mikun do ta kujtojmë si njeri i mirë, i urtë, dhe puntorë i cili çdo ditë ka berë rreth 100 km rrugë per në punë qe familjes së tij ti krijoj kushte minimale për jetesë”, tha polici Geci.

Familja e të ndjerit njoftoi sot në rrjetet sociale për vdekjen e Daut Bajraktarit. Në njoftim, familja tha se miqtë dhe dashmirët do të njoftohen me kohë për varrimin e tij./Paparaci/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë