Mëngjes i trishtë/ Humbin jetën dy punëtorë ndërtimi

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Kjo është bërë e ditur nga mediumi lokal TV Syri.
Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë në Emergjencë, por përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur ti mbijetojnë plagëve të marra.
.
.
.
.