Këta janë dy punëtorët që humben jetën në vendin e punës, policia jep detajet e fundit

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Indeksonline mëson se të dy punëtorët kanë rënë nga kati i 13-të i një objekti ndërtimi.
Bëhet fjalë për Hazir Jakupaj dhe Daut Bajraktari, të dy rreth moshës 50 vjeçare.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta në rrugën ‘’Bardhyl Qaushi’’
‘’Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre’’ ka thënë Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.