Humbi jetën në banjon e HIB Petrol në Komoran, policia deklarohet për rastin

Mbrëmë portali DrenicaOnline raportoi se një grua është gjetur pa shenja jete në banjon e HIB Petrol në Komoran të Drenasit.
Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 56-vjeçares, N.Sejdiu.
Policia sot është deklaruar për rastin ku sipas tyre po hetohen rrethanat që kanë quar deri të vdekja.
Rasti u raportua të dielën rreth orës 21 e 30 minuta ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kishin dalë policia, prokurori dhe emergjenca e QMF-se në Komoran./DrenicaOnline/
.
.
.
.