Dy punëtorët që humbën jetën në vendin e punës, njëri është nga Ceroviku e tjetri nga Jashanica

Dy punëtorë ndërtimtarë nga Komuna e Klinës kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë punës në një objekt në ndërtim, kur ata ranë nga kati i tretë.
Viktimat janë nga fshati Cerovikë H.J dhe Jashanicë D.B ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende në hetim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, emergjenca dhe Inspektorati i Punës.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.
.
.
.
.