Akuzë e rëndë nga kandidati i Nismës: Komuna e Vushtrrisë po shndërrohet në “bankomat” për militantët e PDK-së!

Kandidati për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Kushtrim Veseli, ka hedhur akuza të forta ndaj udhëheqjes aktuale komunale të drejtuar nga Ferit Idrizi, duke thënë se qeverisja e tij (të cilin e quan “Kurtan Kajtazi”) po e përdor komunën si bankomat personal për militantët politikë, transneton portali DrenicaOnline.
Sipas Veselit, një prej rasteve konkrete është rasti i djalit të Fazli Muharremit – të njohur si Tali, një militant i zëshëm i PDK-së dhe mik i afërt i Idrizit, i cili është shpërblyer me 13.800 euro nga buxheti komunal, pa asnjë program, pa kritere dhe pa transparencë.
“As sot nuk dihet se ku kanë përfunduar ato para publike. Kush vazhdon i beson kësaj qeverisje të PDK-së, ose është përfitues nga kjo rrjetë klienteliste, ose ka mbyllë sytë ndaj keqpërdorimeve që po i bëhen Vushtrrisë”, ka deklaruar Veseli.
Ky reagim vjen në kohën kur përgatitjet për zgjedhjet lokale po nxehen, dhe akuzat për keqpërdorime të buxhetit janë bërë temë e nxehtë politike në Vushtrri.
Për më shumë detaje, Veseli ka publikuar edhe një tabelë që sipas tij dëshmon pagesën problematike: