“Nuk ma nin për ty, i matim forcat kur të duash” – Ky është i arrestuari për kanosjen e fqinjit në Likoc të Skenderajt

Portali DrenicaOnline raportoi më heret për një rast të kanosjes që ka ndodhur në Likoc të Skenderajt ku një person ka përfunduar në pranga të policisë.

Konflikti nisi për çështje bagëtish dhe ka degjeneruar në kanosje serioze me armë zjarri.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është B.Veseli, i cili pas një përplasjeje verbale me fqinin e tij A.H. rreth 37-vjeçar, dyshohet se e ka kërcënuar për jetë duke e sfiduar me fjalët:“Nuk ma nin për ty, i matim forcat kur të duash.”

Pas kësaj, Veseli ka repertuar një pushkë gjahu, të cilën e mbante me vete, duke krijuar situatë të rrezikshme për viktimën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu e tipit Escort Magnum, kalibër 12mm, me 22 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për: – “Kanosje” – “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë