Jakup Nura: Mendoj që PDK-ja do të mbështesë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, Qeverinë jo

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se partia e tij do të mbështeste kandidaturën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar të Kuvendit.

Ai ka treguar se PDK-ja në asnjë mënyrë nuk do të votojë “pro” një qeverie “Kurti 3”.

“Mendoj që Partia Demokratike do të mbështesë Fatmir Limaj, por Qeverinë Kurti assesi”, ka thënë Nura në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka deklaruar se partia në pushtet ka filluar të marrë seriozisht afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, i cili është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Në bazë të lëvizjeve që bëhen ditë të fundit, mendoj që e kanë marrë seriozisht këtë vendimin të përcaktuar për 30-ditshin e afërm i cili është ka fundi tashmë, mendoj që e kanë akceptuar dhe janë në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje në fund, shpresoj të vendoset diçka….. Mendoj që përpjekjet për një koalicion mes LVV dhe NISMË-s janë në atë drejtim që ta gjejnë një modul sepse nuk iu konvenon asnjërës palë shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar Nura.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë