Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, të përfshira disa vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Në këtë aksident trafiku, janë përfshirë disa vetura.
Nga pamjet të cilat i posedon DrenicaOnline shihen veturat e përfshira në aksident, teksa janë përplasur njëra pas tjetrës.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Ndërkaq qarkullimi në këtë pjesë është vështirësuar dhe se janë krijuar kolona të gjata.