Lladrovci pret në takim Bledi Bytyqin, birin e dëshmorit nga Arllati: Diskutohet për të rinjtë, punësimin dhe ngritjen e cilësisë së jetës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim Bledi Bytyqin, birin e dëshmorit Sylejman Bytyqi nga fshati Arllat. Në këtë takim, u diskutua për sfidat dhe arritjet në komunë, me theks të veçantë për domosdoshmërinë e përfshirjes së të rinjve në procese vendimmarrëse, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Lladrovci ka vlerësuar lart arritjet akademike dhe përgatitjen profesionale të Bledit, duke theksuar se ai përbën një shembull të mirë për angazhim në strukturat komunale. “Arritjet e tij, aftësimi dhe gatishmëria për të kontribuar në fuqizimin e pushtetit lokal, e bëjnë shumë të përshtatshëm për ndonjë angazhim në drejtori komunale,” është shprehur Lladrovci.
Në fund të takimit, kryetari i komunës i ka uruar suksese Bledit në rrugëtimin e tij profesional, duke i dëshiruar që të vazhdojë traditën e mirë familjare dhe të bëhet shembull i punëve e veprave të mira.
.
.
.