27-vjet nga rënia e dëshmorit të parë të Rahovecit, Abdullah Bugari

Kretari i Rahovecit, Smajl Latifi ka përkujtuar rënien e dëshmorëve, Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza “Piktori”.

Latifi të Muri i Pikëllimit në Rahovec, ka ndëruar fillimin e luftimeve të 17 korrikut 1998, duke kujtuar me respekt martirët dhe dëshmorët e Epopesë së Rahovecit: Abdullah Bugarin, dëshmorin e parë të rënë më 17 korrik dhe Gëzim Hamzë, të rënë më 19 korrik.

“Në korrikun e ’98-ës, beteja ishte e përgjakshme dhe heroike. Humbjet ishin të mëdha, por UÇK-ja dhe populli qëndruan, luftuan dhe shkruan një epope me gjak, për ta larguar pushtuesin serb nga kjo tokë”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

Postimi i tij i plotë:

Dy emra, një qëndresë – Avdullah Bugari dhe Gëzim Hamza “Piktori”
Te Muri i Pikëllimit në Rahovec, nderuam fillimin e luftimeve të 17 korrikut 1998, duke kujtuar me respekt martirët dhe dëshmorët e Epopesë së Rahovecit: Avdullah Bugarin, dëshmorin e parë të rënë më 17 korrik, dhe Gëzim Hamzën – “Piktorin”, të rënë më 19 korrik.
Avdullahu ishte veprimtar i lëvizjes ilegale, ushtar i UÇK-së, trim i rrallë dhe frymëzim i përhershëm për atdhedashuri. Edhe pas 27 vjetësh, kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i pashuar.
Gëzim Hamza, me përvojë ushtarake në luftën e Kroacisë, iu bashkua UÇK-së si epror, duke ndihmuar në organizimin e strukturave të Batalionit “Rahoveci”. Me përkushtim e sakrificë, ai dha gjithçka për lirinë e vendit.
Në korrikun e ’98-ës, beteja ishte e përgjakshme dhe heroike. Humbjet ishin të mëdha, por UÇK-ja dhe populli qëndruan, luftuan dhe shkruan një epope me gjak, për ta larguar pushtuesin serb nga kjo tokë.
Lavdi përjetë veprës dhe sakrificës së Avdullah Bugarit dhe Gëzim Hamzës – “Piktorit”!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë