Tatimi në pronë/ Komuna e Drenasit del me një njoftim të rëndësishëm

Komuna e Drenasit ju njofton se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga dita e hënë dt. 21.07.2025 do të lëshoj në përdorim sistemin e ri të tatimit në pronë i cili do të zëvendësoj sistemin aktual të tatimit në pronë.
Me qëllim të migrimit të të dhënave nga sistemi aktual në sistemin e ri të tatimit në pronë si dhe rregullimeve të çështjeve të ndryshme komplekse nga pjesa e IT që kërkohen të implementime për zëvendësimin e STP aktual me STP të ri, nga data 16.07 deri me dt. 20.07 do të ndërpritet së funksionuari STP aktual dhe tablet, si dhe brenda kësaj periudhe nuk do të jetë në përdorim as STP i ri për shkak të kohës së nevojshme që nevojitet për kalim nga sistemi aktual në sistemin e ri të tatimit në pronë.
Funksionet kryesore do të lëshohen ditën e hënë datë 21.07 dhe hap pas hapi do të lëshohen funksionet shtesë në përdorim për shfrytëzuesit e komunave.
Në ditët në vijim do të informoheni me risit e tjera të STP të ri siç janë: Fazat dhe funksionet që do të lëshohen në përdorim për zyrtarët e komunave, udhëzime për përdorimin e tyre, trajnimet që priten të organizohen për përdorimin e funksioneve etj.
Gjatë periudhës së ndërprerjes së STP tatimpaguesit që do të kërkojnë shërbimin e shtypjes së faturës së tatimit në pronë në zyrat komunale të tatimit në pronë, të njëjtit duhet të udhëzohen nga zyrtarët e tatimit në pronë në komuna që faturën e tatimit në pronë ta nxjerrin në e-Kosova.
Për tatimpaguesit që nuk i kanë të regjistruara pronat me numër personal dhe tatimpaguesit që kërkojnë edhe shërbimet tjera e që këto shërbime lidhen me sistemin e tatimit në pronë duhet të presin informatë të re deri në javën tjetër të informohen nëse këto shërbime janë dispozicion ose kur do të jenë dispozicion.
Tatimpaguesit që nxjerrin faturën e tatimit në pronë nga e-Kosova me të njëjtën mund të bëjnë pagesën dhe pagesa e tyre do të regjistrohet në STP të ri.
Udhëzohen drejtorët e financave dhe menaxherët e tatimit në pronë të dërgojnë dhe informojnë të gjithë punëtorët e tatimit në pronë me njoftimin e lartshënuar.
Për çdo paqartësi apo ndihmë gjatë kohës sa do të jetë i mbyllur sistemi i tatimit në prone zyrtarët e komunave mund të kontaktojnë tavolinën ndihmëse në DTP.