Interesante: 84-vjeçari nga Skenderaj martohet me një 64-vjeçare nga Lipjani

Në një kohë kur shumë të rinj po ndahen për arsye banale, e disa as që po mendojnë më për martesë, ndodhin histori që të befasojnë.
Rajoni mëson se dje në qytetin e Skenderajt është kurorëzuar një martesë e veçantë: një 84-vjeçar nga fshati Leçinë e Komunës së Skenderajt dhe një 64-vjeçare nga Lipjani kanë vendosur të fillojnë një kapitull të ri në jetë.
“Plaku nuk dorëzohet,” thotë me të qeshur burimi duke përshëndetur guximin e këtij çifti që tregoi se dashuria dhe shpresa për lumturi nuk kanë afat skadimi.
Në një shoqëri ku duket se martesat po zbehen te të rinjtë, kjo ngjarje është një dëshmi se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë dhe nuk ndalet para paragjykimeve./Rajoni/
.
.
.