Fadil Fazliun pensionimi e gjen në Hagë, djali: Krenaria jonë, qëndron i palëkundur

Njëri prej figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, sot mbush 65 vite jetë, megjithatë ndryshe nga gëzimet e zakonshme, kjo ditë atë e gjen në burgun e Hagës.
Për këtë shkruan me emocion djali i tij, Fahriu, i cili ndan momente nga telefonata e tij e sotme ku dhe pranoi urimet e ngrohta të familjes dhe Kosovës.
”Sot, babai ynë, Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e tij të 65-të — një ditë simbolike që përkon edhe me daljen e tij në pension.
Por, ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë me familjen dhe miqtë, ai sot është larg nesh — në burgun e Hagës, padrejtësisht.
Na telefonoi nga burgu i Hagës dhe ia uruam ditëlindjen me mall të madh nga Kosova — vendi për të cilin ai dha gjithçka dhe nuk u kursye kurrë.
Urime ditëlindjen, babloku ynë i dashur!
Paç shëndet, forcë dhe zemër të qetë!
Shpresojmë që ditëlindjen e ardhshme ta festojmë së bashku, në liri — me ty, krenaria dhe shtylla jonë, njeriu që na frymëzon çdo ditë me qëndresën, burrërinë dhe dinjitetin e tij të palëkundur.
Pensioni ndoshta vjen me moshën, por qëndresa jote nuk njeh moshë.
Liri dhe drejtësi për të gjithë Çlirimtarët!”.