E trishtë: Vdes polici nga Peja, vetëm disa ditë pasi i vdiq edhe djali – të dy viktima të aksidentit

Ka vdekur edhe personi i dytë, si pasojë e aksidentit të rëndë të trafikut që kishte ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet, se sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe personi i dytë, Mehmet Kelmendi, polic nga Peja.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.
Viktima e parë e këtij aksidenti ishte Arbër Kelmendit, 35-vjeçar, djali i policit të ndjerë.
Të lënduar kishin mbetur Mehmet Kelmendi, Visar Kelmendi dhe Ergin Kelmendi, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Mehmet Kelmendi, për shkak të lëndimeve të rënda, ishte transferuar në QKUK – Prishtinë, ku për pasojë sot edhe ka vdekur.
Rasti është nën hetime për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.