E rëndë: Vdes i riu Anid Hoxha nga Rahoveci, po qëndronte me shokët në bregdetin shqiptar

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar me dhimbje të thellë ndaj lajmit për ndarjen tragjike nga jeta të të riut 20-vjeçar, Anid Samir Hoxha, nga Rahoveci.
Anidi, i cili po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar bashkë me shokët e tij, ka ndërruar jetë në rrethana që kanë prekur thellë familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin rahovecas.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha”, shkruan Latifi.
“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur”.
Kryetari Latifi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë, duke uruar që “dheu t’i jetë i lehtë Anidit”.