Në kulmin e sezonit veror ku muzika shqiptare kërkon ritëm e energji, Don Xhoni nga Drenica ka rikthyer vëmendjen e publikut me një thirrje të fuqishme: “Vera u shpëtua.”
Reperi sapo ka ndarë një pjesë nga projekti i tij i ri, “Ça tha”, përmes TikTok, dhe videoja ka grumbulluar më shumë se një milion shikime, pa asnjë promovim të madh dhe, sipas tij, “pa i dhon zor.”
Ky hit do të shoqërohet me një videoklip të realizuar në Bali të Kolumbisë, duke sjellë një dimension të ri artistik për rikthimin e tij këtë sezon.
Por Don Xhoni ka zgjedhur të përdorë këtë moment edhe si platformë kritike ndaj estradës shqiptare.
“Edhe një hit i pavdekshëm ‘Ça tha’. Faleminderit që më keni zgjedh babën e këtij sportit,” ka shkruar ai. Mesazhi vazhdon me një apel për të “mos dalë në zheg e me u ngjall estrada”, ndërsa nuk lë pa përmendur fenomenin e klikimeve të blera: “Mos bleni (klikime), se s’po du me ja u qit se hor ju boj.”