Shukri Buja prezanton Arsim Jasharin: Zëri i ndryshimit, zëri i qytetarit!

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka prezantuar Arsim Jasharin si kandidat për asamblenë komunale.

“Me Arsimin na lidh historia e përbashkët e luftës dhe paqes. Si ushtar i UÇK-së në moshë të re, ai ishte pjesë e rezistencës për liri. Sot, me të njëjtin përkushtim dhe ndershmëri, ai shërben si përfaqësues i denjë i qytetarëve, duke mbrojtur interesin publik me zë të fuqishëm dhe qëndrim të palëkundur”, ka shkruar Buja.

Njoftimi i plotë:

Arsim Jashari, me integritet profesional dhe përkushtim qytetar, ka ndërtuar profilin e një përfaqësuesi modern dhe të guximshëm në Kuvendin Komunal të Lipjanit. I diplomuar me Master në Shkenca Juridike, ai ka shërbyer për katër vite si asambleist dhe aktualisht udhëheq Grupin e Asambleistëve të PDK-së.

Në këtë rol, ai është shquar për qasje të drejtë, dinamike dhe angazhim të vazhdueshëm në mbrojtje të interesit publik. Në çdo seancë dhe vendim, Arsimi ka qenë aty ku qytetari ka pasur nevojë për një zë të fuqishëm që ngre problemet reale, propozon zgjidhje konkrete dhe ndjek me vendosmëri çdo iniciativë që përmirëson jetën e përditshme të lipjanasve.

Sot, me përkrahjen e fuqishme të PDK-së, Arsim Jashari rikandidon për të vazhduar me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi misionin që e ka nisur: të jetë ura mes qytetarëve dhe vendimmarrjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë