Mërgimtarët po hyjnë shpejt në Kosovë – pritjet deri në 10 minuta

Gjatë këtyre ditëve, fluksi i mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për pushimet verore është në rritje. Megjithatë, pritjet nëpër pikat kufitare janë të menaxhueshme dhe më të lehta sesa zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata sot janë deri në 10 minuta dhe kjo po ndodh në pikat kufitare të Dheut të Bardhë dhe Jarinjës.

Në të gjitha pikat tjera kufitare, fluksi është edhe më i ulët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë