“Hajde n’shpi se e kanë vra motrën tënde” – Vëllai i Liridona Ademajt nis dëshminë në gjykatë

Ka nisur dëshminë para trupit gjykues, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë për vrasjen e saj.

Leonardi rrëfeu momentin tronditës kur kishte marrë lajmin për vdekjen e motrës së tij. “Më thanë: Hajde n’shpi se e kanë vra motrën tënde”, deklaroi ai para gjykatës, ndërsa emocionet ishin të dukshme.

Dëshmia e tij konsiderohet një ndër momentet më të ndjeshme të këtij procesi që po ndiqet me interes të madh publik. Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, akuzohet për organizimin e vrasjes, ndërsa në bankën e të akuzuarve ndodhen edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë