Gjendet 13-vjeçari nga Arllati, kishte shkuar në Prishtinë pa njoftuar familjen

Pas katër ditësh kërkimi, është gjetur i sigurt dhe është kthyer në shtëpi 13-vjeçari nga fshati Arllat i Drenasit, i cili ishte raportuar si i zhdukur më 9 korrik nga gjyshi i tij.
Sipas familjarëve, i mituri ishte larguar nga shtëpia me arsyetimin se po shkonte në një ditëlindje, por më pas kishte humbur çdo kontakt.
Më 13 korrik, djali është kthyer në shtëpi dhe ka treguar se kishte shkuar në Prishtinë, ku kishte qëndruar për disa ditë në lokale PlayStation-i dhe kishte fjetur në një banesë bashkë me shokët e shkollës së mëhershme.
Fatmirësisht, rasti është mbyllur pa pasoja dhe i mituri tashmë ndodhet me familjen e tij./DrenicaOnline/
.
.