Bajrami kritikon trajtimin e krerëve në Hagë: Millosheviqi kishte zyra pune, qytetarët tanë – një dhomë të ngushtë

Profesori Arsim Bajrami ka kritikuar ashpër kushtet në të cilat mbahen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke i krahasuar ato me trajtimin që i është bërë Sllobodan Millosheviqit, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se Kosova ka qenë shembull në bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht, përpos një dhome të ngushtë. Sllobodan Millosheviq përpos ambienteve familjare ka pasur edhe zyre pune, i kanë dhënë status të ish-presidentit, një krimineli të luftës, Kasapit të Ballkanit që vetë e kanë quajt, i kanë dhënë zyre pune kurse ish-presidentin tonë e trajtojnë si një qytetar të rëndomtë. Kosova është shembull në bashkëpunim me tribunalet ndërkombëtare”, tha Bajrami.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë