E kanosi derisa po punonte në arë, arrestohet i dyshuari në Drenas

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast kanosjeje që ka ndodhur në komunën e Drenasit, më 12 korrik 2025, rreth orës 18:00, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit zyrtar, ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në arën e tij, dyshohet se është kanosur nga një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.
Menjëherë pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe në koordinim me prokurorin e rastit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, dhe është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/
Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të këtij rasti po vazhdojnë./DrenicaOnline/
.
.