Biznesmeni Cani: Me Shukri Bujën për drejtësi dhe zhvillim në Lipjan

Biznesmeni Arbër Cani, ka pritur në zyrën e tij ish-kryetarin dhe gjeneralin e respektuar, Shukri Buja.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga ky takim, duke e cilësuar një nder dhe kënaqësi bisedën me një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e komunës së Lipjanit.

“Shukri Buja nuk është vetëm një emër – është simbol i qëndresës, urtësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve”, ka shkruar Cani, duke theksuar se me lidershipin e tij Lipjani mund të ecë përpara me projekte konkrete, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë.

Ai shton se sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë për njerëz si gjenerali në udhëheqje.

“Vota për Shukri Bujën është votë për punë, përkushtim dhe besim!” – përfundon Cani, duke shprehur publikisht mbështetjen për kandidaturën e Bujës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë