PDK dhe AKR krijojnë “Koalicionin e Fitores” në Lipjan

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë zyrtarizuar sot një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Lipjan. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Degës së AKR-së, Bekim Kozhani dhe kandidatit për kryetar të komunës nga PDK, Shukri Buja, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky bashkëpunim politik, i quajtur “Koalicioni i Fitores”, është vlerësuar si një hap i guximshëm dhe i domosdoshëm për të sjellë ndryshimin që, siç theksojnë nënshkruesit, qytetarët e Lipjanit e kanë pritur prej kohësh.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për Lipjanin. Bashkimi ynë është bashkim vlerash, energjie dhe vizioni për një të ardhme më të mirë. Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen dhe të kontribuojnë në këtë rrugëtim për ndryshim,” u shpreh Shukri Buja pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Koalicioni ka nisur mobilizimin në terren, duke synuar që në zgjedhjet lokale të dalë fitues dhe të ofrojë një model të ri qeverisës për qytetarët e komunës së Lipjanit.
.
.