Gazmend Heta kandidon për kryetar të Drenasit: “Koha për shpresë dhe dinjitet”

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar kandidaturën e Gazmend Hetës për Kryetar të Komunës së Drenasit, duke e futur kështu zyrtarisht në garën për zgjedhjet lokale të këtij viti, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një deklaratë publike, Heta e cilësoi kandidaturën e tij si më shumë se një sfidë politike – si një mision për t’i rikthyer Drenasit shpresën dhe dinjitetin qytetar.

Ai premtoi një qeverisje të re që do të vendosë qytetarin në qendër, duke ofruar zgjidhje të përgjegjshme dhe politike intelektuale për sfidat lokale.

“Unë vij nga një familje që i përket elitës intelektuale të Drenasit dhe jam gjenerata e tretë e banorëve të kësaj komune. Kjo trashëgimi më obligon të punoj me përkushtim për të mirën e përbashkët,” theksoi Heta.

Kandidatura e tij pritet të sjellë një dinamikë të re në garën për kryetarin e komunës, duke shtuar alternativat për qytetarët e Drenasit në zgjedhjet që po afrojnë./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë