Arllati me rrugë të reja/ Gllareva dhe Bujupi: “Çdo ditë më pranë qytetarëve”

Punët në terren nuk ndalen, as gjatë fundjavës! Drejtori për Infrastrukturë në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, së bashku me kandidatin e PDK-së për Asamblenë Komunale, Burim Bujupi, vizituan nga afër punimet që po kryhen në fshatin Arllat, transmeton portali DrenicaOnline.
Në këtë vizitë u pa nga afër përfundimi i disa segmenteve rrugore të asfaltuara, ndërsa të tjera janë në proces, duke u bërë realitet dita-ditës.
Dy zyrtarët u shprehën të përkushtuar që të jenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre, duke theksuar se puna për infrastrukturën nuk njeh ndalesë.
“Ne nuk ndalemi, sepse çdo ditë është një hap më pranë përmirësimit të jetës në fshatrat tona”, theksuan Gllareva dhe Bujupi.
Fshati Arllat po bëhet me rrugë moderne, falë përkushtimit të vazhdueshëm të ekipeve në terren dhe vizionit të qartë për zhvillim infrastrukturor./DrenicaOnline/