Kushtrim Salihu nga Drenasi merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore

Kushtrim S. Salihu nga Drenasi ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës, duke marrë titullin Doktor i Shkencave Mjekësore. Në një postim të ndjerë dhe mirënjohës, ai ka ndarë emocionet për këtë arritje të madhe akademike, transmeton portali DrenicaOnline.

“Sot përfundova studimet e doktoratës dhe mora titullin Doktor i Shkencave Mjekësore. Në këtë ditë të veçantë, falënderoj së pari Zotin, që më dha shëndet dhe fuqi për të arritur deri këtu,” shkruan ai.

Salihu ka shprehur falënderime të veçanta për familjen, mentoren e tij, si dhe për Kolegjin AAB, ku, siç thekson, që nga viti 2019 i është dhënë mundësia të zhvillohet në aspektin akademik, me mbështetjen e Prof. Dr. Idriz Spojanit, dekan i Fakultetit.

Ai gjithashtu ka përmendur me respekt dhe falënderim Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, veçanërisht Dr. Sami Rexhepin, drejtor i QSHMSHIB, dhe Mirdita Demaku-Lekun, udhëheqëse në SHI, për mirëkuptimin dhe përkrahjen gjatë kohës së studimeve.

Në fund, Kushtrimi e ka përmbyllur postimin me një dedikim emocional: “Me mall dhe mirënjohje të thellë, këtë sukses ua kushtoj prindërve të mi të ndjerë”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë