FC Drenica kërkon apartamente luksoze me qira në Skenderaj, Drenas dhe Mitrovicë

FC Drenica ka hapur një kërkesë për ofertë, duke kërkuar apartamente luksoze me qira për futbollistët që pritet të vijnë nga Gjermania, transmeton portali DrenicaOnline.
Apartamentet duhet të jenë të mobiluara dhe të përshtatshme për banim, ndërsa lokacionet e preferuara janë: Skenderaj, Drenas dhe Mitrovicë.
Të gjithë pronarët që kanë apartamente të tilla dhe janë të interesuar t’i japin me qira, mund të kontaktojnë klubin në numrin:
📞 +383 44 192 271
Klubi po përgatitet për stinorin e ri dhe është duke bërë përgatitje profesionale për pritjen e futbollistëve ndërkombëtarë./DrenicaOnline/