Kryesia e PDK-së në Drenas voton unanimisht listën për Kuvendin Komunal

Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, është votuar njëzëri lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kryetari i Komunës dhe njëherësh Kryetar i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, falënderoi anëtarët e Kryesisë për unitetin e treguar dhe përkrahjen e plotë ndaj listës së propozuar.

“Mbështetja unanime e kësaj liste reflekton angazhimin dhe bashkëpunimin tonë të përbashkët për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve të Komunës së Drenasit”, ka deklaruar Lladrovci.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për aktualitetin politik në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për platformën zgjedhore të PDK-së.

Lista e kandidatëve të propozuar nga Dega e PDK-së në Drenas, sipas rendit alfabetik, është si vijon:
Agron Bylykbashi, Albulena Saliuku, Alketa Balaj, Altina Berisha, Anjeza Kurtaj, Arben Zeka, Ardian Nika (Dr.), Arigon Sinani, Bekim Lestrani, Burim Bujupi, Djellza Rama, Edon Nishori, Ekrem Elshani, Fatmir Baliu, Gani Krasniqi, Hamit Haxhiu, Hamit Kastrati, Jeton Hoxha, Labinot Halilaj, Malsore Cakiqi, Manushaqe Mulaku, Milaim Hajdari, Mirlinda Dvorani, Muhamet Murseli, Muhamet Xhemajli, Naim Gjeli, Qemajl Elshani, Qendrese Xhema, Qendrim Gllareva, Qendrim Mulaj, Selman Qallapeku, Valdet Curri, Valentina Leku Gashi dhe Zeqir Hasi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë